Një ngjarje ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Një 24-vjeçar ka vdekur pasi e zuri korrenti në të një kabine elektrike. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14, në qytetin bregdetar. Viktima është shtetasi me iniciale A. D., 24 vjeç, banues në lagjen ku humbi jetën.
Njoftimi i policise:
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen nr.14, Durrës, në afërsi të një kabine elektrike është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. D., 24 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.