Humb jeten bojaxhiu 45 vjecar pasi bie nga lartesia

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Elbasan në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

Një 45-vjeçar bojaxhi ka humbur jetën teksa lyente muret e një ndërtese pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën në spital.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.