Biznesmeni shqiptar Lorenc Beqari 45-vjeç ka humbur jetën në Itali si pasoje e nje aksidenti. Ai po shkonte te takonte te fejuaren e tij por nuk arriti dot.
Për mediat italiane ka reaguar edhe vëllai i vogël i Lorencit, Orges Beqari.
Ai ka thene se: “Më mungon shumë, tani pushofsh në paqe vëlla, të kam dashur gjithmonë,” shprehet ai.
“Ne mbërritëm në Ravenna 30 vjet më parë, në vitin ‘91, me një varkë që u nis nga Shqipëria, nuk dua ta kujtoj,” thotë Orgesi i prekur.
“Ai ishte më i miri nga të gjithë, një njeri i mirë. Tani do fillonte një punë të re. Më parë ka punuar me vëllanë tim, Gentianin që ka një firmë dhe bënte punë të ndryshme, deri edhe bojaxhi shtëpish.