Diitën e Krishtlindjeve në Statale 90 pranë fshatit Foggia ‘Borgo Segezia’ në Itali u regjistrua një aksident që i mori jetën djalit 8-vjeçar, Oriel Skura.
I vogli bashkë me familjen kishte shkuar në Borgo Segezia për të festuar Krishtlindjet së bashku me disa të afërm. Pas drekës, rreth orës 15, të gjithë dolën nga shtëpia për t’u përshëndetur, duke qëndruar pjesërisht në oborr dhe pjesërisht buzë rrugës.
Megjithatë, Orieli tashmë kishte hipur në makinën e të atit, me një top në duar, por fati do ta donte që një kushëri i vogël ta thërriste për ta përshëndetur dhe ai doli nga makina, por duke qëndruar gjithmonë në anën e rrugës.
Në atë moment, sipas asaj që u raportua nga avokatët e familjes me banim në Noicattaro, një Peugeot që drejtohej nga një grua u përplas me të voglin. Oriel, i hedhur disa metra larg, u transportua me ambulancë në kushte të dëshpëruara në Poliklinikën e Foggia-s, por ndërroi jetë. “Orieli nuk po luante futboll në rrugë, ai ishte në anë të rrugës me ne dhe të afërmit tanë: si ka mundësi që kush e goditi të mos e ketë parë dhe të frenonte? Po ecte me mbi 50 kilometra në orë? Ajo ka shuar diellin e jetës sonë përgjithmonë.” Këto janë fjalët e prindërve të djalit 8-vjeçar.