Humb jetën 52 vjecari në Tiranë pasi i bie bolieri i dushit mbi kokë

TIRANË- Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht këtë mesditë në kryeqytet.

Mësohet se i ndjeri me iniciale B.H ishte duke punuar në banesën e një tjetër personi për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit.

Por gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit.