Nje lajm i rende vjen nga Greqia ku mesohet se ka humbur jeten nje 3 vjecar shqiptar pasi dera e garazhdit i ka rene siper.
3 vjecari eshte derguar me urgjence ne spital por fatkeqesisht ishte pa shenja jete.
Sipas të dhënave të para, prindërit e 3-vjeçarit kishin lidhur me litar derën e garazhit të shtëpisë së tyre, pasi po bënin rinovime.
Në një moment, fëmija është afruar te dera e garazhit, e cila në rrethana ende të paqarta, i ka rënë sipër duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Çifti shqiptar, të moshës 39-vjeçe dhe 42-vjeç, e dërguan menjëherë në spitalin Thriasio, por i mituri nuk mundi të mbijetonte.