hteti i BE mbyll kufijtë deri me 1 mars, lejohen vetëm udhetime për çështje pune ose shëndetësore

Numri teper i lartë i të prekurve me Covid-19 dhe mutacionit britanik të koronavirusit e ka detyruar Belgjikën që të marrë masa ekstreme.

Kryeministri, Alexander De Cro ka njoftuar se kufinjtë e shtetit do të mbyllen deri më 1 mars.

Ne do ndërtojmë një mur rreth Belgjikës, mund të shkojmë në vende të tjera, por vetëm për arsye thelbësore. Situata është stabilizuar në javët e fundit rreth 2,000 raste në ditë, por rre.ziku nuk është zhdukur, tha De Cro.

De Croe tha se shqetësimi ishte shkaktuar kryesisht nga llojet shumë më ngjitëse të koronavirusit që qarkullon në Evropë dhe për këtë është e nevojshme “të ndërtohen fortifikime, linja mbrojtëse.

Nga e hëna, udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut do hyjnë në një karantinë 10-ditore pas mbërritjes në Belgjikë. Ata gjithashtu do kërkohet të bëjnë një test në ditën e parë dhe të shtatë.

Për të gjithë të tjerët që udhëtojnë për biznes do kërkohet të kenë dy teste negative: njëra do bëhet në vendin nga i cili po largohen dhe tjetra kur të arrijnë në Belgjikë.

Nga e mërkura deri më 1 mars, belgët nuk do të jenë në gjendje të largohen nga kufijtë e vendit të tyre përveç për arsye shumë serioze (mjekësore ose profesionale). Udhëtimi për pushime është i ndaluar dhe kontrollet kufitare do kryhen. Shkelësit do gjobiten, paralajmëroi ish-Kryeministri Elio Di Rupo, presidenti aktual i Ëallonia.

Masat nuk do zbatohen për ata që punojnë në Belgjikë por dhe nga ata qe jetojnë në vendet fqinje dhe anasjelltas.