Hysni Dankshi, mjek alternativ
Hithra është një bimë e cila ka përdorim mjekësor të gjerë dhe përbën një pastrues të shkëlqyer për organizmin nëse merret në fillim të pranverës. Është shumë mirë të përdoret dhe si zarzavate.
Përbërësit: histaminë, acid formik, acetik kolinë, serotomninë, glukoquinolone, minerale, Vitaminë A,B,C.
Veprimi: Astrigent diuretik, tonik, ushqyes, ndalon hemorragjinë, stimulues i qarkullimit, ul nivelin e sheqerit në gjak, nxit rrjedhjen e qumështit, parandalon skorbutin.
Pjesët që përdoren:
Hithra merr minerale nga toka duke përfshirë dhe hekurin dhe pjesët e saj, që është një tonik i mirë për të trajtuar aneminë me një përqindje të lartë që përmban vitaminë C që bën të përthithet shumë mirë nga zorra.
Pastron acidin urik nga qarkullimi dhe është shumë mirë të përdoret në rastet me artrit dhe ndihmon në ndalimin e hemorragjisë. Hithra djeg për shkak të histaminës që përmban dhe acidin formik.
Rrënja tradicionalisht është përdorur si balsam për flokët, por studimet e fundit kanë treguar se është një kontrolluese e mirë e problemeve të prostatës.
HithraPërdorimi
Çaji i gjetheve merret për të stimuluar qarkullimin e gjakut dhe për të pastruar gjakun në artrit, reumatizëm, ekzemë.
Tinktura përdoret për çrregullimet në artrit, probleme me lëkurën dhe gjakderdhje të madhe nga mitra.
Kompresë: njomeni një leckë në tinkturë (lëng) dhe vendoseni mbi kyçet e ënjtura nga artriti, podagër, neuralgjia dhe shiatik.
Pomada: vendoset në rastet me hemorroide.
Shpëlarja: me lëngun e nxjerrë disifektohen plagët e djegura, pickimet e insekteve dhe plagët e tjera të infektuara.
Zieni komplet bimën dhe pijeni lëngun për të kuruar aneminë.
Thithni me hundë pluhurin e bimës dhe përdoreni për të ndaluar gjakderdhjen nga hunda.
Kompresa nga dekokti i rrënjës përdoret për të shpëlarë flokët në rast zbokthi dhe rrënjës së tyre.
Dekkti i rrënjës merret për të trajtuar zmadhimin e prostatës.