TIRANË- Këngëtari Gëzim Nika ka treguar historinë e dhimbshme të internimit të familjes. I ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ai thotë se gjyshin ia kanë pushkatuar në Pejë serbët, ndërsa gjyshen e kanë internuar në Tepelenë, Tropojë e Kukës. Ai tregon se eshtrat e një prej fëmijëve që i kishte vdekur, i kishte ruajtur të mbështjella në një lëkurë dhe kur e pyesnin apo kontrollonin, thoshte se kishte rroba fëmijësh.
“Në ’97-ën u larguam bashkë me familjen. Mos të përsëritet ajo ’97-a jo vetëm për ne por për askënd në botë. Ajo jeta atëherë mund të quhet burg i mirëfilltë sidomos familja jonë se kanë qenë të internum, të pushkatum, mohu shkollat. Për gjyshen, është njeriu më i madh për mua edhe kush e ka njoftë, kam pas fatin që ta kem gjyshe, po të mos ishte ajo ne s’do ishim fare. Gjyshin e pushkatua në Pejë serbët dhe e morën gjyshen 30 vjeç me katër fëmijë e çuan në Tepelenë, nga aty në Tropojë, në Kukës, Berat 3 muaj e gjysmë , kampet e Tepelenës. I vdiq djali, kishte dy djem dy vajza, e futi në një varr bëri një shenjë, mori djalin e futi në një lëkurë, e mbështolli duke e ly me raki duke e mbajt 6 javë, edhe kur e kontrollonin thoshte kam disa rroba fëmijësh, mbajti në dhomë eshtrat,”- u shpreh artisti.