“Hera e pare ishte lule”, moderatorja e njohur preket për herë të dytë nga Koronavirusi dhe tregon se si ndihet..

Moderatorja Fjoralba Ponari ka treguar se është riinfektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatoja me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Q: Sa janë shancet nga 0-Fjoralbë të riinfektohesh me Covid-19” shkruan ajo teksa ka postuar një foto ku tregon testin që ka rezultuar pozitive.

Menjëherë ndjekësit të shqetësuar kanë pyetur sesi ndihej. Fjoralba ka treguar se këtë herë ka më shumë dhimbje sesa kur u infektua herën e parë.

“Si po e kalon Covid-in? A është më e lehtë me antitrupat?” shkruante një ndjekës.

“Jo kur ke Covid 2.0. Keq shumë kësaj radhe. Temperatura, mungesa e shijes apo kolla paskan qenë lule krahasuar me dhimbjen e kockave që po heq kësaj radhe,” u përgjigj moderatorja.

Në një tjetër Instastory ajo tregoi edhe simptomat:

“Tension i ulët (që s’më ka ndodhur kurrë) dhe humbje e balancës ( e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë), më bënë të kisha dyshime, por prapë më dukej e vështirë duke pasur parasysh që e kisha kaluar dhe sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi ‘i’ i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave.”