Mjeku i njohur shqiptar Vasil Llajo ka folur mbi hepatitin akut që është shfaqur deri më tani në disa shtete të botës, duke mbërritur deri në Greqi ku është konfirmuar rasti i parë i një fëmije të infektuar, e me frikën se mund të hyjë dhe në Shqipëri. Ajo që është e çuditshme tha mjeku Llajo në një intervistë për News24, tha se infektimi ndodh edhe pa pasur kontakt me një person të prekur tashmë nga hepatiti misterioz.
“Të gjitha rastet deri më sot nuk kanë pasur korelacion me njëra tjetrën, pra kemi raste që s’kanë kontakte. Këtu është çudia, s’kanë pasur kontakt.Pra kemi rast ne Greqi e nesër mund të shfaqet këtu e të mos kenë pasur kontakt.
Strukturat spitalore shqiptare mendoj që do e përballojë se pediatria te ne ka qenë gjithmonë e suportuar”, tha mjeku Llajo.
I pyetur nëse ky hepatit prek vetëm mëlçinë apo dhe organet e tjera, mjeku tha:“Kompromentohet gjithë trakti tretës duke qenë se kemi bark, diarre, por ajo që goditet më shumë e ndjen pasojat e shkatërrimit të qelizës është mëlcia.Sa në disa % të rasteve kërkohet transplanti, është e vështirë të bësh transplant mëlcie se e para s’ka donatorë, është operacion i vështirë e mëlcia është delikate është si veshka”.
“Ne Greqi i zyrtarizuar eshte nje rast ne spitalin e Larises, po priten pergjigjet e analizat per te pare nese eshte prezent adenovirusi, nje variant i ri i adenovirusit, e ketu ka ndodhur nje mutacion e eshte tipi 41. Por duhet t’u sqarojme qe ky lloj hepatiti nuk eshte ende i percaktuar shkaku patogjen, pra ai qe e ka shkaktuar. Mund te jete adenovirusi, mund te jete shkaktar tjeter, prandaj thuhet eshte nje hepatit misterioz.
Eshte nje hepatit ne kuadrin e klinikes se pervitshme qe ndodhin ne cdo vend te botes qe shkaktohen nga viruset e hepatit A dhe E qe eshte me transmetim nga goja, ose hepatitit B,C, D qe eshte permes transmetimit me produktet e gjakut. Akoma nuk eshte e qarte kush eshte rruga e transmeimit, kush eshte agjenti patogjen qe e ka shkaktuar”, tha mjeku Llajo.
“Rastet qe jane zyrtare dhe nga OBSH qe sot kane arritur 200, nuk eshte numri i rasteve shqetesues sa eshte klinika e rende qe ka shqetesuar e ka bere alertin ne institucionet shendetesore te ketyre vendeve.
10% e ketyre rasteve kane perfunduar ne transplantin e melcise. Mosha me e goditur eshte nga 3-5, por diapazoni eshte nga 0-16. Rasti ne Greqi eshte nje 16 vjecar. Seksi femer goditet me shume, gati 65 % e rasteve jane femra”, vijoi mjeku.
Simptomat?
“Fillon me te vjella, debulese, anoreksi, pak temperature e ajo qe bie ne sy eshte ndryshimi i ngjyres se urines. Pra kemi nje sindrome qe lehte mund te detektohet nga prindi, se pas ngjyres se urines ka dhe lekure te verdhet. Urina behet me e erret, me kafe se sa ngjyra klasike”, tha mjeku Llajo./Balkanweb