Mbi 20 persona kanë përfunduar të helmuar në urgjencën e spitalit të Durrësit. Bëhet fjalë për helmim nga ushqimi. Ata kanë qenë në një dasmë dhe menjëherë pas përfundimit të saj janë ndjerë keq dhe u është dashur ndihmë mjekësore.
Mes të helmuarve mësohet se ka edhe fëmijë të vegjël. Një pjesë e të helmuarve janë në gjendje të rëndë.
Gazetari i ABC, Leonidha Musai, bënë me dije se policia dhe autoritetet përkatëse kanë shkuar në lokalin ku ishte zhvilluar dasma për të bërë analizat dhe gjetur shkaqet e helmimit të dasmorëve. /abcnews.al/