Hasude me arra. Receta që nuk dështon kurrë

Një ëmbëlsirë tradicionale, shumë e dëshiruar nga të gjithë. Shumë e shijshme dhe e thjeshtë në gatim.

Përbërësit

300 gr niseshte
300 gr sheqer
500 ml ujë
100 gr gjalpë

Përgatitja
1
Hedhim sheqerin në një tenxhere dhe e trazojmë atë derisa të karamelizohet.
2
Më pas e shuajmë shumë pak me ujë dhe i hedhim gjalpin.
3
Ndërkohë, shkrijmë niseshten me ujë, dhe e bashkojmë me masën që krijuam pak më parë në zjarr.
4
I trazojmë të gjithë përbërësit derisa të krijohet lidhja mes tyre.
5
Sipas dëshirës i hedhim arra, ose fruta të tjerë të thatë.