Tashme e gjithe bota eshte ne karantine dhe duhet qe te bejme kujdes. por Prof.Dr. Mentor Petrela, shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë në QSUT në një intervistë tregon historiku i epidemive në vendin tonë se si kane ndodhur.
Ai tregon se në vitet ’68-’69, gripi i Hong Kongut i futur në vendin tonë përmes specialistëve kinezë u mori jetën 300 personave vetëm në Tiranë në harkun kohor të dy muajve.
Petrela: Kemi disa epidemi virale në kujtesën e vendit tonë. Kemi epidemninë e H3N2, gripi i Hong Kongut i viteve ’68-’69 që u fut përmes specialistëve kinezë. Në 2 muaj ka pasur 300 vete qe kane humbur jeten në Tiranë.
Ka qenë dhe epidemia jo virale e kolerës në ’94, me 36 të vdekur. Dhe epidemia virale e poliomelititit që ka pasur 4 veta kane humbur jeten. Flasim për epidemi dhe jo pandemi. Pandemi ka qenë gripi i Hong Kongut.
Edhe pse shifrat aktuale nga koronavirusi nuk justifikojnë mbylljen totale të jetës, Petrela thotë se karantimi ka qenë e vetmja zgjidhje që Shqipëria ka për të shmangur përhapjen masive të virusit por te shpresojm qe ne mes te muajit prill te kete nje leshim megjithese rastet po shtohen.
Por shpresojme qe cdo gje do te qetesohet dhe ne muajin maj ti rikthehemi jetes normale.