Ëmbëlsirat më të mira janë ato të bëra me përbërës të shëndetshëm, sepse përveç të qenit shumë të shijshme, kujdesen për shëndetin e të gjithë familjes. Torta me portokall është opsioni ideal për çdo rast.
Prandaj, në këtë artikull ne do të ju tregojmë mënyrën për të përgatitur një tortë të shijshme portokalli me përbërës të shëndetshëm.
Gjëja më e mirë për tortën e portokallit, përveç që është jashtëzakonisht e shëndetshme, është që ju mund ta përgatisni atë shpejt dhe me lehtësi
Ne e dimë se portokalli është një agrume me një përmbajtje të lartë të vitaminës C, por a është kjo vetia e saj e vetme? Përgjigjja është jo. Këtu janë disa të tjera: Është një antioksidant i shkëlqyer; është dezinfektues dhe mikrobicid; përmirëson sistemin e tretjes; përmirëson mungesën e hekurit; përmirëson shëndetin e lëkurës; lufton kolesterolin.
Përveç kësaj, portokalli mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, vaskulare dhe degjeneruese. Përveç kësaj, ai promovon prodhimin e kolagjenit, qelizave të kuqe të gjakut dhe lufton shumë infeksione në trupin tonë.
Përbërësit: 5 vezë të freskëta; 4 lugë mjaltë (100 gr); 1 lugë esencë vanilje (15 ml); 4 lugë të vajit të kokosit (60 ml); ¼ filxhan qumësht i skremuar (50 ml); ¼ filxhan miell kokosi (50 gr); 1 lugë gjelle sodë buke (9 gr); ½ lugë gjelle kripë (8 gr); lëkura e një portokalli; portokaj.
Përgatitja: Së pari, në një tas të madh, rrahni vezët, vajin e kokosit, qumështin e skremuar, mjaltin, vaniljen dhe lëkurën e portokallit.
Pastaj, në një tas të veçantë, përzieni miellin e kokosit me sodë buke dhe kripë. Derdhni përzierjen e parë në enën e dytë me miellin dhe i përzieni shumë mirë derisa nuk ka më gunga.
Lyeni një tavë me pak vaj kokosi dhe kap miell në mënyrë që torta të mos ngjitet në skajet. Derdhni aty përzierjen e tortës suaj dhe piqeni në furrë për 40 minuta, në tempraturë rreth 180ºC.
Pastaj nxirreni nga furra, lëreni të ftohet dhe dekoroni me feta portokalli nëse keni dëshirë. Ju bëftë mirë!