Harapash stani (me mëlçi qingji)

Përbërësit:

500 gr mëlçi qingji

1 qepë mesatare

3 lgj gjalp

4-5 gota lëng mishi ose mëlçie

1 gotë miell misri

Kripë dhe nenexhik

Përgatitja:

Lajmë pastrojmë mëlçitë dhe i përvëlojmë në ujë të valuar me kripë. I nxjerrim nga vala dhe i presim në kubikë të vegjël. Shkrijmë pak gjalp dhe kaurdisim qepën e grirë hollë. Shtojmë mëlçitë dhe i kaurdisim së bashku. Shtojmë nenexhik dhe lëngun e mëlçive dhe i lëmë të marrin valë.

Kaurdisim veçmas miellin me pak gjalp dhe e shuajmë me lëngun me qepë e mëlçi.

Shënim: Mund të shtohet edhe mielli direkt në tenxhere pa u kaurdisur, zgjedhja është juaja.

Pasi të jetë bashkuar lëngu me qepë dhe mëlçi së bashku me miellin dhe e lëmë të valojë deri sa brumi të trashet dhe të shkëputet nga anët e enës. E vendosim në pjatë dhe sipër e spërkatim me pak gjalp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *