Kryeministri Edi Rama ka reaguar për hapjen e kufirit të Shqipërisë me vendet e rajonit pas bllokimit më shumë se 2-mujor për shkak të pandemisë. Pavarësisht hapjes nga pala shqiptare, mbetet ende i mbyllur kalimi drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Italisë.
Në Twitter, Kryeministri Rama u ka kthyer përgjigje te gjithe atyreve qe e akuzonin para disa ditësh se vetëm Shqipëria mbante mbyllur kufijtë.
Gjithsesi, Rama thotë se nuk e kupton bllokimin e automjeteve në kufi në hyrje të Kosovës për t’u dezinfektuar dhe aq me teper me pagese.
“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po nuk gënjej dhe mirë a keq them atë që bëj dhe bëj atë që them! Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj durim, besim dhe kujdes nga nxitimi në ngrënien e rrenave se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen”, shkruante Kryeministri Rama në Twitter.