Greqia hapi kufijtë për Shqipërinë dy ditë më parë. Vendimi është për shqiptarë me pasaporta që dëshirojnë të vijnë në Greqi si turistë ose të bëjnë vizitë deri në 90 ditë. Bëhet me dije se në Kakavijë mund të kalojnë në ditë 1500 veta me pashaportë, nga Qafë Bota 250 veta në ditë. Ndërkohë bëhet me dije se nga Kapshtica lejohen vetëm punëtorë sezonal, 400 veta në ditë.
Bëhet me dije se personat që udhëtojnë vetëm me pasaportë, duhet të kenë garanci nga një person në Greqi, origjinalja, me vulë të thatë, jo fotokopje, email apo me fax. Këta persona duhet të kenë me vete 50 euro për çdo ditë që do deklarojnë se do qëndrojnë në Greqi, ose minimalisht 500 euro nëse do qëndojnë nën 5 ditë.
Lidhur me dokumentat për Covid-19, këta persona duhet të kenë plotësuar PLF-në. Të kenë bërë të dy vaksinat dhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e vaksinës së fundit. Personat në fjalë duhet të kenë me vete çertifikatë vaksinime nga autoritete shtetërore në Gjuhën Angleze, ku do shkruhet emri mbiemri siç është në pasaportë, lloji i vaksinës, data e kryerjes së vaksinave
Në rast se nuk kanë vaksinë do duhen të ketë me vete test RT-PRC të bërë 24 deri në 72 orë përpara udhëtimit ose RAPID TEST të bërë deri në 48 orë përpara udhëtimit. Ose, ata duhet të kenë një vërtetim se personi e ka kaluar virusin, diagnozë pozitive, nëpërmjet PCR ose rapid test te 2 deri 9 muajve më parë. Ky vërtetim lëshohet nga autoritete shtetërore në Gjuhën Angleze, ku do shkruhet emri mbiemri siç është në pasaportë
Mosha e fëmijëve që ju duhet test qoftë rapid qoftë PCR është 12 vjec e sipër.
Nëse do udhëtoni me autobus, udhëtimi do kryhet akoma me ndërrim autobusi në Kakavijë. Kapaciteti i autobusit nga data 19/6 në bazë të vendimit të qeverisë Greke është bërë 85%, pra do lejohen në një autobus 51 vëndësh , të udhëtojnë 43 veta.
Gjatë gjithë udhëtimit pasagjerët do jenë të detyruar të kenë veshur maskë. Oraret e nisjes së autobusëve nga Shqipëria drejt Greqisë çdo ditë; Nisja nga Tirana në orën 03.30 Telefon: +35542233050 +355692061989; Nisja nga Shkodra në orën 00.45 Telefon:+355 672323227; Nisja nga Berati në orën 03.30 Telefon: +355698778111 (Kucove Telefon: +35531124646)
Nisja nga Fieri në orën 05.00 Telefon: +355696725448; Nisja nga Lushnja në orën 04.30 Telefon: +355694051225; Nisja nga Elbasani në orën 03.00 Telefon:+355699768502; Nisja nga Durrësi në orën 04.00 Telefon +35552223122
Oraret e nisjes së autobusëve nga Greqia drejt Shqipërisë çdo ditë; Nisja nga Athina në orën 08.00 Telefon: 2105203350; Nisja nga Pireu në orën 07.30 Telefon: 2104636742; Nisja nga Korinthi në orën 09.00 Telefon: 2741021023; Nisja nga Patra në orën 10.00 Telefon: 6907115555
Nisja nga Kallamata në orën 10.00 (Çdo të Hënë, Mërkurë , Premte) Telefon:2721028581; Nisja nga Pirgo ne oren 12.00 (Çdo të Hënë, Mërkurë , Premte) Telefon:6945555083