Hallvë. Receta me 4 perberes

Hallva është ëmbëlsirë e lehtë dhe e shpejtë për tu përgatitur.

Përbërësit:

200 gr gjalpë e shkrirë dhe e kulluar

10 lugë miell

1 gotë sheqer

Arra,badema ose lajthi sipas dëshirës

Përgatitja:

10 lugë të mëdha miell qiten në yndyrë të nxehtë dhe përzihen me lugë të drurit pa ndërprerë gjerë sa të skuqet mielli(ngjyrë kafeje të qeltë). Pastaj i shtohet sheqeri dhe uji i vluar (pak nga pak dhe duke e përzier vazhdimisht). Pas 15 min. hallvja trashet dhe është gati për servim.

Receta dhe foto nga Violeta Myftari