Pak ditë më parë qeveria shqiptare shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas akuzave për sulme kibernetike. Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço, gjatë një emisioni televiziv ka deklaruar se grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” ka kërcënuar popullin shqiptar duke thënë se do të kenë fatkeqësi.
Ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se ditën e sotme, kryeministri Edi Rama është shantazhuar nga persona që paguhen nga Irani për të hapur panik.
Ka persona shqiptarë të cilët paguhen nga Irani për të hapur panik. Jo më larg se dy orë më parë në media, është shantazhuar drejtpërdrejtë kryeministri i Shqipërisë. Unë nuk e di se kush janë këto media që u japin hapësirë këtyre personave.
Ndërkohë që edhe grupi “Homeland Justice” ka kërcënuar popullin shqiptar duke thënë se do të kenë fatkeqësi si dhe kanë paralajmëruar se Shqipëria është “count down” nga ne.
Burimi JOQ