Hajde-Hajde! Luli 64 vjeçe që po kërkon burrë: Kam ëndërruar meshkuj të palestruar, me muskuj po burrave të martuar nuk u futem…

Një ndër konkurrentet e “Përputhen +40” është Luljeta Nallbani. Ajo është 64 vjeç dhe jeton në Fier.

Luljeta, 64-vjeçarja që do bëjë “namin” në Për’puthen +40: S’jam tek lekët, por e dua… – Top Channel

Luljeta tërhoqi vëmendjen që ditën e parë, sepse është pa komplekse dhe pavarësisht moshës bën palestër për të pasur një jetë sa më aktive. Përsa i përket partnerit, ajo u shpreh “E dua pa flokë se do ta qeth dhe vetë kokën”.

Roland Causha erdhi në ‘Përputhen’ për të shprehur pëlqimin e tij për Luljetën. 63-vjeçari tha se i pëlqen se është pa komplekse, pëlqen udhëtimet dhe kërcimet.

“Po të më njohë Luljeta nuk do të heqë më dorë nga unë. E kam parë emisionin dhe kam kuptuar që tipi im me tipin e asaj përshtatem”, tha ai. Mirëpo, Luljeta e refuzoi dhe tha se nuk është dakord që ai t’i bashkohet “Përputhen”.

“Me gjithë respektin që kam, jo. Mos të të ngelë qejfi. Po unë e kam thënë edhe më parë burrave të martuar nuk u futem. Ndaj e pyeta e di ish gruaja që është këtu se mos thotë më more burrin. Kam ëndërruar burra me muskuj të palestruar.”