Gazetari i njohur Mentor Kikia ka bërë një reagim të ashpër ndaj politikës shqiptare ku i fajëson drejtpërdrejt për rritjen galopante të çmimeve. “Vladimir, nëse një ditë ditë vendosësh ta çosh marrëzinë tënde deri në fund, pra do ta shtypësh atë butonin e kuq, të lutem, ndryshoja pak kordinatat dhe drejtoje për nga bregu i Adriatikut.
Janë ca njerëz atje, ca sipërmarës që nuk ngopen kurrë, oligarkë quhen, ti e njeh shumë mirë këtë soj.
Janë ca politikanë, të korruptuar këmbë e kokë, edhe ata nuk ngopen kurrë”, shkruan Kikia.
Postimi i plotë i Kikisë
Vladimir, po e shtype atë butonin, rishikoji edhe një herë koordinatat!
Çmimi karburantit vazhdon të rritet. Ka raportime që tregojnë se sot disa tabela janë gdhirë në shifrat 250.
Kryeministri tha se kjo është pasojë e luftës dhe ne duhet të mbajmë një pjesë të kostos së saj. Ai e bëri të tijën. I telefonoi Zelenskit dhe i premtoi se do të bëjë çdo ditë nga një status për luftën e tij.
Kryetari i opozitës(zyrtare)gjeti një stacion vajguri në një fshat,
mesaduket i vetmi i atij lloji, dhe bëri një selfie para tabelës me çmimet e reja, për ti kërkuar llogari qeverisë.
Ne të tjerëve na bie puna më e lehtë, ne do të paguajmë koston e çmimeve. Dhe nuk e kuptoj maninë e shumë njerëzve për të protestuar.
E para, a është kjo pasojë reale e luftës, apo “të na rrojë sebepi i luftës”, dhe ne jemi duke paguar edhe koston e babëzisë? Sepse ne e dime që lufta është një kohë e artë për të bërë biznes. Ndryshe nuk ka si spjegohet që në Shqipëri rritja është me katapultë dhe më e lartë se në të gjitha vendet e rajonit, të paktën. A mos vallë ne e kemi lidhur tubin direkt në fushat naftëmbajtëse të Rusisë?
Pra, ka nevojë për një hetim kjo situatë.
Por, edhe nëse është kështu, për çfarë e kemi shtetin ne? Përse zgjedhim qeveri një herë në 4 vjet? A nuk duhet të kishte rezerva shteti në karburante, ushqime etj etj, për të zbutur kriza e ndihmuar njerëzit e tij në raste të tilla? Po sikur të ishim përfshirë ne në një konflikt, çfarë do të hanim sot(përveç këmbëve tona)?
Qeveria ka mekanizma që të ndërhyjë me politikën e taksave për ta lehtësuar barren dhe zbutur çmimet. Vërtet luftë, por koston do ta mbajë shtresa më e varfër e shoqërisë, pasi kostoja pavarësisht nga kush dhe ku prodhohet, shkarkohet e gjitha tek çmimet e produkteve dhe shërbimeve.
Të indinjuar nga kjo situatë, ne kemi filluar një kryengritje të fortë facebook-ore, si dhe po bëjmë meme shumë të forta, duke tallur tra… me veten tonë.
Vladimir, nëse një ditë ditë vendosësh ta çosh marrëzinë tënde deri në fund, pra do ta shtypësh atë butonin e kuq, të lutem, ndryshoja pak kordinatat dhe drejtoje për nga bregu i Adriatikut.
Janë ca njerëz atje, ca sipërmarës që nuk ngopen kurrë, oligarkë quhen, ti e njeh shumë mirë këtë soj.
Janë ca politikanë, të korruptuar këmbë e kokë, edhe ata nuk ngopen kurrë.
Janë edhe ca të tjerë, më të shumtët ne fakt, edhe ata nuk ngopen kurrë me bukë, por nuk bëzajnë.
Të tre sojet e kanë hak atë bumjen e madhe!