Qumeshti i gjirit përmban shumë vlera ushqyese dhe vitamina që ndihmojnë një foshnje të rritet i shëndetshëm në muajt e tij të parë ajo ka fituar mbi 6000 dollar nga ky biznes
Rafaela Lamprou ka zbuluar se milkshake-et e saj tundojnë të gjithë djemtë sidomos pasi zbuloi se ka një treg të stërmadh online.
Nëna e re nga Qipro solli në jetë Anjelon vitin e shkuar dhe kuptoi se po prodhonte më tepër qumësht gjiri se sa kishte nevojë djali i saj shtatë muajsh.
Në vënd që ta shkarkonte kot dhe ta derdhte, ose ta ruante për më vonë, Lamprou zbuloi se bodybuilder-at “vdesin” që të pijnë këtë qumësht duke qënë se ndihmon në rritjen e muskujve të tyre.
Disa njerëz mendojnë se të pish qumësht gjiri në moshë të madhe është e neveritshme.
Në fillim Rafaela ia shiste qumështin e saj nënave që nuk prodhonin dot qumësht vetë por ishin meshkujt ata që i afroheshin për t’i blerë produktin e saj special.
Që prej atëherë ajo ka prodhuar më shumë se 500 litra qumësht gjiri për eksport.
26 vjeçarja shprehet:
Në fillim e nisa me njerëz që bënin body building. Më thonin që u bën mirë për të rritur muskujt e tyre por më pas fillova të kisha kërkesa nga meshkuj normalë. Tani ofroj qumësht sipas kërkesës. Nuk e kam idenë se çfarë bëjnë me të pasi ma blejnë. Jam mendje hapur ndaj nuk e kam problem për sa kohë nuk shfaq pjesë të trupit.”
Bashkëshorti i shitëses së qumëshit të gjirit e mbështet gruan e tij në këtë biznes fitimprurës dhe pa harxhime.
Ndërkohë Rafaela po mundohet që ta shfrytëzojë këtë mundësi për aq kohë sa ka ende qumesht.