Nëna e re me 5 fëmijë, e cila grumbulloi miliona duke “shfrytëzuar” diagnozën e saj të kancerit të qafës së mitrës, ka zbuluar se cila është keqardhja e saj më e madhe.
Ajo u diagnostikua me kancer të qafës së mitrës në vitin 2015, duke bërë që një nga partnerët e saj të biznesit t’i sugjeronte “ta përdorte diagnozën e saj në avantazhin e saj”
Madje ajo veproi si një “grabitqare” duke përdorur “historinë e saj prekëse” për të nxitur shitjet e produkteve të kujdesit të lëkurës në biznesin e saj të marketingut.
Kështu ajo filloi të shesë produkte për kujdesin e lëkurës në mediat sociale dhe u ndje shumë mirë kur çeqet e pagesave filluan t`i vinin.
Ajo tha: “Me më shumë qartësi, më në fund kuptova se çfarë kisha bërë dhe pse kjo ishte e gabuar, gjatë gjithë kohës duke vazhduar të vëzhgoja taktika të ngjashme që po përdoreshin rreth meje në botën e marketingut. Përfundimisht kuptova se asnjë shumë parash nuk ia vlente të përfshihesha në diçka që më lejonte të veproja në një mënyrë kaq grabitqare. Jam bere pishman per ate qe bera dhe kjo me ben qe te ndihem keq ndaj nuk e prisja qe te perfundoja keshtu ne kete gjendje. Edhe nje e semure me kancer por edhte nje mashtruese. Nje gabim qe me kushtoi shume ne ndergjegjen time. SHIKO.NEWS