Tashme eshte bere zakon qe plot vajza dhe gra të shkojnë përditë ose sa herë munden, te tregu i Gabit siç i thonë, ose kudo ku shiten rroba të përdorura te firmave te ndryshme.
Në qytetin e Elbasanit, ka disa pika ku shiten të tilla dhe mes tyre ishte edhe zonja E.B., një grua me banim në këtë qytet.
Teksa ajo ishte duke kërkuar në dengun e madh të rrobave të vjetra për femra, gruaja pëlqeu dhe u fiksua pas një xhakete e cila ishte firmato ndaj asaj i ngelen syte aty.
Xhaketa u ble jo fort lirë duke menduar tregun e romëve, por shumë më lirë se ç’kushton ta blesh në dyqanet e firmave origjinale të re fare.
Kur u kthye në shtëpi, siç rrëfen vetë zonja, ajo shkoi drejt lavatriçes që ta fusë për ta larë sepse donte ta vishte sa me pare.
E ashtu siç bëjne përherë grate me rrobat që lajne, para se ta fuste në lavatriçe, kontrolloi instinktivisht xhepat e xhaketës dhe do e kthente nga e mbrapshta.
Ajo u befasua krejt, kur i zune duart një send qe duke e nxjerre nga xhepi i brendshëm po e dyshonte dhe pa se ishte një unazë si kjo qe që shihni në foto, pra me goxha vlerë.
E lumtur për zbulimin që beri, më pas e tregoi kudo dhe shkoi gjithashtu tek një argjendar, i cili i pohoi se ishte unazë me vlerë rreth 600 mijë lekë të vjetra apo diku te 400-500 euro dhe ishte e paster pa asnje gervishtje.
Shpresojme qe mundimi t`i shperblehet keshtu te gjitha femrave