Në emisionin “Me Zemër të Hapur” u trajtua krimi makabër i vrasjes së Menduh Kurt-Dedës. Ngjarja ndodhi në 2017, ndërsa u zbardh vetëm pak ditë më parë pasi në “Kodër Shupal” u gjet një kufomë e djegur që i përkiste 61-vjeçarit Menduh Kurt-Dedës.
Marjeta Karaj e akuzuar së bashku me të birin dhe shokun e tij, vranë në mënyrë monstruoze 61-vjeçarin.
Marjeta Karaj, e cila u arrestua është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”.
Po ashtu mësohet se viktima ishte pjesë e kësaj qendre, ndërkohë që burime policore pohojnë se 61-vjeçari kishte lidhje intime me Marjeta Karaj.
Burri i Marjeta Karaj, Spiro Karaj tregoi se nuk ka pasur dijeni për asgjë dhe se nuk ka pasur asnjëherë shqetësime të tilla në familje.
“Nuk dimë asgjë. Marrëdhënia jonë ka qenë normale si çdo njeri nuk ka qenë e acaruar. S’ka shprehur asnjëherë ndonjë shqetësim. Zotërinë nuk e njoh aq sa punonjës ka atje. Nuk e di të kenë pasur një biznes të përbashkët”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai është shprehur se qëndronin bashkë, shkonte në punë dhe kujdesej gjithashtu për të se ishte i sëmurë
“Pronari ka biznes në Itali, donte të hapte dhe biznes këtu në Shqipëri. Ça lidhje kanë këta ?! Gruaja kujdesej për mua tërë kohës, se isha i sëmur. Dy orë ikte në punë, dhe vinte në shtëpi, rrinte tërë kohës me mua.”, është shprehur më tej ai.
Pjesë nga intervista:
Nuk kanë pasur magazinë?
Burri i Marjeta Karaj: Jo asgjë.
Keni qenë në dijeni për borxhin 10 mln lekë të vjetra?
Burri i Marjeta Karaj: Nuk di gjë moj ti, ajo shkonte në punë. Nuk ndërhyja
Po ku vetë keni punuar?
Burri i Marjeta Karaj: Ka punuar sa na kanë dalë brinjët
As nga djali juaj s’keni pasur shqetësim?
Burri i Marjeta Karaj: Po jo asgjë, çfarë jeni duke folur. Asgjë.
Nuk është e vërtetë që keni pasur tentativë divorci?
Burri i Marjeta Karaj: As nuk është parë ndonjëherë në ëndërr, asnjëherë.
A ishte përfaqësuese e fëmijëve…?
Burri i Marjeta Karaj: Ishte, por s’ka pasur zyrë…Çfarë të them unë jam me dhimbje me mushkri. Kam tentuar të shkoj ta takoj, por nuk ka lë askush të dalë.
Djali i arrestuar bashkë me bashkëshorten që pretendon se është shok me djalin?
Burri i Marjeta Karaj: Nuk i njoh fare,. Nuk e di çfarë surrati ka
Nuk e besoj këtë ngjarje, e kam akoma si ëndërr. Nuk e besoj gjallë në botë. Si të gjitha familjet e tjera, kam punuar një jetë në ndërtim. Nuk më kanë munguar para, ia kam lënë asaj të drejtën e lekëve, nuk e pyes unë ku shkon a apo jo.
Në 2017 kështu ka qenë marrëdhënia?
Burri i Marjeta Karaj: Po njësoj, asnjë pikë dyshimi
S’keni pasur biznes privat?
Burri i Marjeta Karaj: Jo, jo s’kemi pasur biznes privat. Do të luftoj për të mbrojtur djalin me të gjitha mundësitë. Nuk e di është e pafajshme.