Ugandë- Ka baballarë që gëzohen pa masë kur fëmijët vijnë në jetë.
Por nuk ka ndodhur kështu me një burrë në Ugandë.
Ai e braktisi gruan e tij pasi ajo lindi dy binjakë për të pestën herë radhazi. Dy të fundit ishin fëmija i 9 dhe i 10 i tyre.
Nalonga Gloria tashmë detyrohet t’i rritë e vetme fëmijët e saj, pasi bashkëshorti mendoi se kjo gjë nuk ishte normale, duke u larguar nga shtëpia.
Pavarësisht të gjithave, gruaja tregon se nuk është penduar që lindi kaq shumë fëmijë, dhe se i do ata të gjithë njësoj.