Një grua që humbi telefonin e saj në det, e gjeti atë më shumë se një vit më vonë dhe në gjendje perfekte.
39 vjeçarja Clare Atfield humbi iPhone 8 plus në brigjet e Havant, Hampshire, më 4 gusht të vitit të kaluar.
Por ajo nuk do ta kishte besuar se do ta gjente 460 ditë më vonë, më 7 Nëntor të këtij viti.
Telefoni ishte në një çantë të papërshkueshme nga uji dhe ishte shëtitësi i qenve, Bradley Cotton, ai që gjeti telefonin aty ku kishte humbur. “Është çmenduri që funksionoi ende, por funksionon në mënyrë perfekte”, ka thënë Clare. “Si unë dhe zotëria që e gjeti ishim plotësisht të tronditur.”