Nga frika se mos i shfaqeshin semundje te zemres gjate viteve ne vijim Brenda Workman mori vendimin per te ndryshuar menyren e te ushqyerit.
Ajo here pas here kishte provuar dieta te ndryshme me te cilat kishte humbur disa kilograme por me pas i kishte rifituar menjehere pasi nuk u rezistonte dot ushqimeve me yndyre dhe sheqer. Pergjithesisht per te embelsirat ishin gjithmone shkas per te ngrene.
Mirepo nje dite teksa ishte duke punuar ne kopshtin e saj ajo ndjeu marrje mendsh dhe me pas shkoi te kontrollonte presionin e gjakut. Rezultati ishte i larte per dite te tera dhe mjeku i dha direkt mjekim si edhe i sugjeroi dieten me baze bimore.
Tashme pothuajse 3 vjet me pas Brenda ka humbur rreth 30 kg dhe nuk ka me nevoje per mjekim per presioni e gjakut.
Workman u bë një vegane, duke shmangur jo vetëm mishin, por djathin, vezët dhe qumështin – të gjitha produktet shtazore. Veganët duhet të marrin në konsideratë një shtesë B12 pasi kjo vitaminë gjendet vetëm te ushqimet me baze shtazore, thonë dietologët.
Një dietë vegane e planifikuar siç duhet është “e shëndetshme, e përshtatshme nga ana ushqyese dhe mund të ofrojë përfitime shëndetësore” duke përfshirë parandalimin e sëmundjeve, referuar Akademisë së Ushqyerjes dhe Dietologjisë .
Çelësi për të bërë kalimin në një dietë me bazë bimore është të eksperimentosh me receta , thotë ajo.
Asaj në fillim nuk i pëlqente tofu-ja, por vazhdoi të provonte mënyra të ndryshme për ta përgatitur derisa gjeti një recetë që i pëlqente.
Mëngjesi mund të përbëhet nga tërshëra ose drithëra të plota me fruta sipër.
Ajo tregon se përpiqet të hajë një sallatë të madhe në vakt çdo ditë, duke përfshirë shumë zarzavate plus patate të pjekura, qiqra dhe të gjitha llojet e perimeve. “Është thjesht një pjatë e madhe,” thotë ajo.
Në vend të sheqerit, ajo ëmbëlson pjatat me hurma, rrush të thatë, fruta ose pak shurup panje.
“Tani po fus në trupin tim vetëm gjëra që janë të mira gjatë gjithë kohës. Dhe mendoj se trupi im më në fund po më faleminderon, që po i jap atë që ka nevojë.” shiko.news