Vjollca akuzohet nga xhaxhai i saj, Sulejmani se ka marrë 84 milionë lekë nga dëmshpërblimi si familja e një të persekutuari politik. Këto akuza ai i ka tejçuar përmes nuses së djalit, Shkurtes, e cila ka kërkuar përballjen me Vjollcën në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për të kërkuar edhe pjesën e parave që i takojnë të birit.
Vjollca i mohon të gjitha dhe thotë se nuk ka parë para, në të kundërt do kishte ndihmuar familjen. Debati i nxehur i dy zonjave nga Devolli nxjerr në pah shumë sekrete të errëta të familjes. Ajo është e tërbuar me xhaxhanë dhe këto akuza e nxisin që të shpalosë një histori të rëndë me xhaxhanë e bashkëshorten.
Vjollca: Raporti me ta, unë t’i shoh të varur e nuk ngopem! Unë kur isha në fshat beqare, dashuroja një djalë dhe më thoshin në fshat atje, moj xhaxhaica jote shkon me atë! Nuk i besoja!
Shkurte: Ç’më duhet çfarë keni juve…
Vjollca: Hesht ti hesht!
Shkurte: S’dua t’ia di çfarë keni bërë ju, unë kam të drejtën time!
Vjollca: Më thoshin moj ajo shkon me të dashurin tënd. Jo moj i thosha, vajzë e vogël unë, e thonë nga inati. Kur vjen ai e pyes unë, ke shkuar me të vërtetë? Po, tha. Kur ndenji ajo, pse mos të shkoja unë?
Eni Çobani: Pra i fejuari yt ka shkuar me gruan e Sulejmanit?
Babai i Vjollcës: Të bëj një ndërhyrje të vogël: mos e akuzo, Shkurte!
Shkurte: Nuk e akuzoj unë, e akuzon Sulejman Uçi, vëllai yt!
Vjollca: Jo, baba jo! Ti hesht, unë do t’i them të tëra që Suloja mos të ketë turi se më tha mua na ke turpëruar, por e ka turpëruar e shoqja! I thashë unë një ditë pse s’vjen nga ne? Ti na ke turpëruar tha, vjen mamaja ime në këtë kohë dhe i tha nuk të ka turpëruar vajza ime, por të ka turpëruar kjo që e ndau nga i dashuri! Vërtet e ke bërë? Ai është një copë gomar që nuk ruan dot gruan e tij! Nuk ruan dot gruan e tij që sa fëmijë ka vrarë ajo me dashnorët e saj! Nuk ka lënë burra në këto tre fshatra!/tvklan.al