Kjo grua eshte me prejardhje nga Gjilani i Kosovës, quhet Shqipe Déforel dhe ajo tashme eshte vendosur perfundimisht me banim ne Zvicer.
Ajo eshte nje vajze punetore e pa lodhur, ku punon bashke me bashkeshortin ne pune te ndryshme qe perpunojne shume mire drurin dhe eshte edhe nje blegtore e zonja.
Shqipja është 34-vjeçare dhe ka lindur ne Gjilan, një qytet i vogël 47 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës.
Disa kohe me pare ajo punonte në një furrë buke për një pagë mesatare prej 150 euro në muaj, që në cdo aspekt te jetes është shumë vështirë te te mjaftoje. Zvicrën ajo e zbuloi gjatë pushimeve kur shkoi tek prindërit e saj në Gjenevë.
Dhe gjatë kësaj kohe qe rrinte tek ata , ajo njohu edhe dashurinë e madhe të jetes se saj, Philippe Déforel. Një vit më vonë, ata martohen dhe vendosen per te jetuar në Vuadens ku edhe filluan te punojne.
Që nga dita e parë e punës, mjeshtri zviceran qe e mori ne pune kishte theksuar se Shqipja është një punëtore e shkëlqyeshme, e ndërgjegjshme dhe puna e saj është e pastër me rregullsi.
Ndërsa bashkëshorti i saj i konfirmon këto epitete duke shtuar se ajo është në gjendje t`i zhvendosë edhe malet me fuqinë e duarve te saj.