Nancy Gill kishte bërë një tatuazh me domethënien e një “udhëtareje në pafundësi” në kyçin e këmbës së saj, por dy vjet më vonë, ajo zbuloi se tatuazhi ishte transformuar në diçka krejtësisht të ndryshme.
Ajo u pendua që bëri një tatuazh jashtë shtetit pasi kuptoi se boja e tij tashme e bën të duket e turbullt dhe të papëlqyeshme
Nancy ndau një video të tatuazhit të saj elegant në kyçin e këmbës, të cilin e bëri në një udhëtim në Tajlandë dhe si dukej tani dy vjet më vonë.
Disa shikues thanë se tatuazhi ende “duket i lezetshëm”.
“Duket si një pinguin duke bërë patinazh në akull,” shkroi një burrë.
Nancy iu përgjigj dhe tha me shaka se “gjithmonë e kishte dashur një Pinguin në kyçin e këmbës”.
Por një i tretë tha: “Unë nuk mund të ndaloj së pari një peshk të raskapitur”.