Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ishte në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.
Ajo u vendos përballë disa titujve të lajmeve të ndodhura gjatë kësaj jave dhe politikania e njohur i ka komentuar.
Në një moment ajo është pyetur për “gratë dhe burrat më te bukur në politikë”. Grida ka vendosur që të mos thotë emra nga ana e burrave, por vetëm nga ana e grave.
Duma e nisi me ato të Partisë Socialiste ku përmendi emrin e Arta Dades dhe Mimi Kodhelit. Ndërsa nga ana e Partisë Demokratike ajo tha Jozefina Topallin dhe Jorida Tarakun.
“Arta Dade është grua e bukur. Mimi Kodheli është shumë e mbajtur, grua që do ti shkonte emri kinge. Nga ana tjetër kemi Jozefina Topallin e cila ka sharm politik, ashtu edhe Jorida Tabaku”, tha Duma.
Kjo e fundit u shpreh më pas se kur shkon në shtëpi ka dëshirë që të jetë krejt ndryshe nga jashtë.
“Kur jam në shtëpi dua të ndryshoj komplet pamje, me pizhame të ngrohta, papuçe të ngrohta. Unë nuk gatuaj që të them se di të bëj këtë e këtë, nuk kam as durim. Që të bëj një tavë me 8 përbërës, nuk kam nerva. Por gjërat i dua të shëndetshme, gatuaj shpejt por të shëndetshme. Më pëlqen të bëj pulë, jo në furrë se nuk kam kohë”, tha Grida.