Greqia në ALARM, zbulohet varian i ri koronavirusi në Athinë, përhapet më shpejt se variantet e tjera

Një tjeter variant i koronavirusit është gjetur në Athinë të Greqisë, pasi rastet ditore kaluan 3,000 të prekur në 24 orët e fundit.

Grekët janë shqetësuar pasi është një kombinim i mutacionit britanik dhe një mutacioni që gjendet në të dy llojet e Afrikës së Jugut dhe në llojet braziliane.

Rasti është duke u hetuar, pasi shkencëtarët nuk e dinë saktësisht se cili është rreziku i saj. Sidoqoftë, konsiderohet se do të jetë më ngjitës si mutacioni britanik, ndërsa ka të ngjarë të jetë më rezistent ndaj antitrupave, siç është lloji i Afrikës së Jugut dhe Brazilit, shkruajnë mediat greke.

Shkencëtarët analizuan strukturën e ndryshimeve në proteinat S të përfshira në mutacionin D614G, e cila është një tipar i përbashkët i të tre variantëve të koronavirusit, domethënë në Mbretërinë e Bashkuar, me brazilianin dhe Afrikës së Jugut. Qëllimi ishte të shihej se si ata arritën të përhapeshin kaq shpejt duke shkaktuar valën e tretë të pandemisë.