Ambasada greke në Romë informon mënyrën si do të funksionojë hapja e kufijve me 29 vende të botës mes të cilëve dhe Shqipëria ndersa është përjashtuar Italia.
Vendet që qeveria greke lejon ardhjen e të udhëtarëve apo turistëve janë Shqipëria, Australia, Austria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicër, Estonia, Japoni, Izrael, Kina, Kroacia, Qipro, Letonia, Libano, Lituania, Malta, Mal i Zi, Zelanda e Re, Norvegja, Korea e Veriut, Hungaria, Rumania, Serbia, Slovakia, Sllovenia, Repubblika Ceke e Finlandia.
Sipas njoftimeve hapja do te kaloje ne disa faza.
Faza e parë – Nga 1 qershori deri 15 qershor.
Do te kete fluturime ndërkombëtare vetëm nga aeroporti i Athinës, dhe çdo udhëtar do t’i nënshtrohet testit te Covid 19,e nderkohe duke pritur pergjigjen e analizes do të kaloj një natë në hotelin e caktuar nga autoritetet greke. Nëse rezulton negativ është i detyruar për një vetekarantim 7 ditor dhe nëse është pozitiv me Covid 19 do të qëndrojë në regjim karantinimi të detyruar e nën kontroll për 14 ditë.
Faza e dytë – Nga 15 qershori-1 korrik
Tashme do te lejohen fluturimet ndërkombëtare nga aeroportet Athinës dhe Selanikut. Për udhëtarët që vijnë jo nga lista e aeroporteve të hartuar nga EASA do ti nënshtrohen testimit sporadik, të rastësishëm. Nëse vijnë nga aeuroportet pjesë e kësaj liste do të kryhet testimi i detyrueshëm. Testimet do të ndjekin praktikën e fazës 1.
Faza e tretë- Nga 1 korriku e më tej eshte koha ku do te lejohen fluturimet ndërkombëtare në të gjitha aeroportet greke e ndersa testimet në pasagjerë do të jenë të rastësishme. Por do te nisin edhe udhëimet në linjën detare ku edhe keta udhëtarë do të nënshtrohen testimeve të rastësishme.
Për udhëtimet tokësore nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Bullgaria, Ambasada greke në Romë informon se keto do të lejohen pas datës 15 qershor, duke llogaritur qe dhëtarët do t’u nënshtrohen testimeve të rastësishme.