Deri ne daten 15 qershor kufijtë tokësorë mbeten të mbyllur për qytetarë të vendeve të treta, me përjashtim të atyre nga vendet anëtare të BE dhe të Marrëveshjes Shengen dhe ata duhet te jene te kujdesshem me rregullat.
Ata qe vijne ne aeroport do ti nenshtrohen testit per kovid dhe eshte rekomanduar qe te rrijne nje nate ne hotel ky eshte kushti.
Nëse testi rezulton negativ, atëherë vizitori i nënshtrohet një vetëkarantinimi shtatëditor. Nëse testi rezulton pozitiv, atëherë vizitori i nënshtrohet karantinës 14 ditore, nën monitorimin e mjekëve.
Ndersa nga 15 deri 30 qershor mbërritja përmes kufijve tokësorë nga Shqipëria do të lejohen që prej datës 15 qershor dhe në vazhdim. Vizitorët do t’i nënshtrohen vetëm kontrollit të marrjes së kampionëve gjatë mbërritjes.
Kurse nga data 1 korrik e në vazhdim lejohen fluturimet ndërkombëtare në drejtim të të gjitha aeroporteve të Greqisë. Vizitorët do t’i nënshtrohen kontrollit të marrjes së kampionit në mbërritje. Mbërritje nga kufijtë detarë do të lejohen që prej 1 korrikut dhe në vazhdim. Vizitorët do t’i nënshtrohen kontrollit të marrjes së kampionit, në mbërritje”, shkruan ambasada greke.
Ndaj duhet ti dini keto rregulla para se te udhetoni.