Gliko rrushi. Receta origjinale

Liko rrushi
Ju pëlqejnë likotë? Nëse po, provoni këtë liko të thjeshtë dhe shumë të shijshme.
Përbërësit:
1 kg rrush i bardhë pa fara ( vetëm kokrrat)
900 gr sheqer
100 ml ujë
lëngu i ½ limoni
100 gr bajame pa lëkurë

Përgatitja:
Hedhim në një tenxhere rrushin me gjysmën e sheqerit dhe ujin. I japim valë dhe e ziejmë për rreth 30 minuta. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të rrijë për 8-10 orë. Shtojmë pjesën tjetër të sheqerit dhe e ziejmë përsëri deri sa lëngu të ketë kosistencën e një shurupi. Shtojmë bajamet dhe lëngun e limonit. E përziejmë me kujdes, e hedhim në një vazo sterile që mbyllet hermetikisht dhe e ruajmë në vend të freskët.