Ndërkohë që kohët e fundit shihet si një nga bombat e skenës shqiptare, dikur edhe ajo ka pasur probleme me peshën. Ndonëse është bërë nënë kohë më parë duke lindur Rozanën, Gjystja edhe pse shumë e angazhuar në skenë, kishte probleme me peshën, gjë që nuk e duronte dot.
Kishte vendosur dhe përdorur disa dieta, por asnjëra nuk e kishte ndihmuar për të rënë nga pesha. Por, pas një kohe, ajo humbi shumë kilogramë, duke sjellë trupin në një formë të shkëlqyer.
Gjystja këto ditë ka ndarë me lexuesit mënyrën se si i ka humbur kilogramët: ”Me 10 ditë program pastrimi të organizmit dhe trupit kam rënë edhe në peshë 6 kg për këto 10 ditë. Në programin tim kam pasur për mëngjes, drekë e darkë vetëm fruta, çaj dhe bimë 100% bio, që ishin dhe jo aq të shijshme, por ama për një trup të shëndoshë ia vlen.
Çdo mëngjes esëll duhej të pija nga një limon të shtrydhur në një gotë me ujë, gjë që do e praktikoj deri sa të jem gjallë. Duhet disiplinë dhe dua ta them hapur se dietë më të lehtë nuk kam mbajtur asnjëherë më parë, dhe që nga ky pastrim i organizmit arrij të flej shumë më mirë dhe pa stres.“