Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Heraklion të Kretës, ku një gjyshe 55-vjeçare u bë nënë surrogate për vajzën e saj, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm.
Ky rast i rrallë si në Greqi ashtu edhe në botë, është bërë i njohur nga gjinekologu që asistoi në këtë proces.
Ai ka treguar se gjyshja jeton në Kretë dhe vajza e saj në Athinë, por duke qenë se vajza ishte e sëmurë ishte përballur me disa dështime në përpjekjet për të pasur fëmijë.
Pas dy vjetësh përgatitjesh dhe operacionesh, përpjekja e parë për transferimin e embrionit dështoi. Megjithatë, transferimi i dytë ishte i suksesshëm, pavarësisht rreziqeve që i kanoseshin gjyshes 55-vjeçare.
Me transferimin e embrionit, gjyshja iu nënshtrua rregullave strikte dhe ndoqi me përpikëri udhëzimet e mjekut deri sa lindi dhe solli në jetë një djalë 3,500 gramësh. Burimi JOQ
Shendetshem