Gyshi i Jonadës ka falënderuar shqiptarët për mbështetjen, ndërsa lutet që ajo që i ndodhi Jonadës mos t’i ndodhë asnjë fëmije.
Ai ka thene se:“Unë nuk kam dashur të jem njëri prej atyre që e konverton ngjarjen në një show mediatik. Kam respektuar kodet e Gegërisë dhe të fisit tim të njohur të fshatit ‘Berishë’. Përkushtimi i shqiptarëve dhe pjesëmarrja e tyre brenda e jashtë kufijve është ngushëllimi im familjar.
Ata dua t’i falenderoj pafundësisht e përjetësisht që jetuan me mua këtë ngjarje familjare duke i dhënë përmasa kombëtare.
Ju jam mirënjohës për këtë dokumentar që po realizoni dhe nëpërmjet tij të lartësojmë Jonadën tonë të shtrenjtë si një përmendore e kohës së përbindëshave të pushtetit dhe që nëpërmjet dokumentarit t’u themi një mesazh shqiptarëve: – Kjo që ndodhi me Jonadën të mos përsëritet kurrë me tek asnjë familje shqiptare. Ne respektojmë kodin e heshtjes”, është shprehur ai.