3 muaj më parë përfundoi spektakli “Love Story”, ku protagonisti kryesor, Saimiri zgjodhi Meri Murrizin si partneren e tij, duke i shprehur dhe dashurinë publikisht.
Pas mbarimit të “Love Story”, u vu në dyshim nëse Meri dhe Saimiri e vazhdonin lidhjen e tyre dhe duket se këto dyshime po përforcohen edhe më shumë.
Prej 3 muajsh nuk kemi asnjë shenjë se ata janë bashkë.
Saimiri erdhi në Shqipëri, qëndroi disa ditë dhe nuk e pamë në asnjë moment në praninë e Merit.
Jo më kot prej kohësh fansat në Instagram po i kërkojnë llogari Saimirit duke e kritikuar se gjithçka e ka bërë për show, por deri tani nuk kemi një reagim nga princi modern.