Nga Lombardia drej ne Saksoni 6 pacienete jane derguar ne Gjermani per te ofruar ndihmen e shpejte per ta dhe per te tjere..
Ky lajm u konfirmua nga guvernatori Michael Kretschmer. Gjermania është vendi i parë i huaj që i ofron Italisë transferimin e pacientëve të infektuar me koronavirus në spitalet e tyre dhe ky eshte nje lajm i mire per te gjithe italianet.
Ata do ti trajtojne pacientet per te ndihmuar Italianet.
Michael Kretschmer tha se ai iu përgjigj në këtë mënyrë kërkesës nga Italia. “Është një sinjal shumë i rëndësishëm që edhe ne mund të ndihmojmë edhe të tjerët”, tha ai.
Ndërsa është hera e parë që pacientët italianë janë transferuar në një vend tjetër të BE shkruan TG.com 24. Gjermania është e gatshme të mirëpresë edhe francezët.
Spitalet gjermane në zonën në kufi me Francën janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë pacientët francezë që vuajnë nga koronavirusi. Në traktatin e miqësisë së Aachen (një marrëveshje midis Francës dhe Gjermanisë) ekziston gjithashtu një i mbështetjes së ndërsjellë në sektorin e shëndetësisë.
Por gjendja ne Itali po fillon qe te qetesohet sepse piku eshte ne renie dhe numri i te infektuarve nuk eshte si me pare.