Shqiptaret kur dalin jashte vendit shpesh dallohen nga te tjeret dhe shkelqejne me mesime gje qe na nderon te gjitheve.
Gerta ishte njera nga keto rastet. Ajo ishte vetëm 12 vjeç kur nisi rrugëtimin e saj si mësuese e gjuhës gjermane nivelin fillestar për të rriturit analfabetë, punë kjo që Gerta tregon se e bën me shumë qejf. ‘Ndihem shumë mirë dhe shumë krenare që kam mundësi të ndihmoj të tjerët sado pak’.
Ajo mesonte 3 ore ne dite gjermanisht bashke me 8 miq te tjere dhe i rri larg rrjeteve sociale pasi mundohet qe kohen ta kaloje me shume pas librave.
‘Gjatë studimeve në gjimnaz dhe punës time si mësuese, më lindi dëshira të shkruaj këtë roman te cilin e përfundova për 13 muaj. Libri im ka disa mesazhe për lexuesin por mesazhi kryesor që kam dashur të përçoj është që të rritet vetdijësimi për vlerën e librit’, deklaron ajo.
‘Unë kam dashur të trajtoj temën e familjes, sepse dua të nxjerr në pah rëndësinë që dashuria brenda familjes duhet ta ketë. Duke kjo gjë kështu ndihmon lexuesin që të njoh më mirë të mirën dhe të keqen dhe të reflektoj në ruajtjen e vlerave familjare’, shprehet Gerta.
Gerta është një vajzë që edhe pse është rritur në Gjermani, dashurinë për Kosovën e ka të madhe dhe ndjen një nostalgji sa që ajo ka vendosur që ta përfshijë edhe në librin e saj.
Të shkruash apo të botosh, kurrë nuk është dicka e lehtë, pasi kërkohet mund dhe punë e madhe. Nuk ka qenë e lehtë as për Gretën, mirëpo ajo tregon se e ka ndihmuar shumë rrjeti social Wattpad, që përdoret vetëm për libra elektronik. Sipas Gertës, ajo për librin e saj thotë se është lexuar shumë në Wattpad, e duke u nisur nga ky fakt pastaj ajo ka vendosur që ta botojë edhe si libër fizik.
Në librin e saj, Gerta trajton fatin e një gruaje që është martuar pa vullnetin e saj. Kështu që përmes saj Gerta kërkon të shpalosë prirjet e saj feministe, që janë për t’u admiruar. ‘Gruaja për mua është sinonim i të mirës, i rezistencës, i forcës dhe sakrificës. Ajo nuk duhet të heshtë së kërkuari lirinë dhe të drejtat që i takojnë’’, deklaron Gerta për KultPlus.
Ne i urojme Gertes dite te bukura dhe plot deshira per te lexuar dhe studjuar.