18 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 3091 testime të realizuara, kanë rezultuar pozitivë 1075 raste.
Shqetësuese mbetet situata në spitalet Covid në Tiranë dhe ato rajonale ku aktualisht po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi inte nsive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Janë kryer 3901 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1075 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 361 raste në Tiranë, 84 në Fier, 71 në Durrës, nga 46 raste në Vlorë, Librazhd, 42 në Kukës, 36 në Krujë, 35 në Kuçovë, 29 në Elbasan, 28 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Shkodër, nga 18 raste në Mallakastër, Pogradec, 17 në Malësi e Madhe, nga 16 raste në Lezhë, Kamëz, 14 në Kurbin, 11 në Kavajë, nga 10 raste në Berat, Peqin, nga 9 raste në Pukë, Përmet, Gramsh, nga 8 raste në Mirditë, Dibër, Kolonjë, 7 në Has, 6 në Lushnje, 5 në Vorë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mat, Vau i Dejës, Prrenjas, Cerrik, nga 2 raste në Tropojë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Bulqizë, Skrapar, nga 1 rast në Rrogozhinë, Finiq, Patos, Poliçan, Këlcyrë.