Policia njofton se sot, me datë 17.08.2024, në rrugën “Perlat Rexhepi”, është vetëvarur në banesë shtetasi J. M., 28 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Brenda dy ditëve, raportohet shtatë vetëvrasje në vend.
Po sot, në rrugën “Hamdi Sina”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja 78 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në mesditë, një 60-vjeçare u gjet e vetëmbytur në Liqenin Artificial të Tiranës.
Polumbarët e RENA-s ka gjetur ditën e djeshme trupin e pajetë të një 21-vjeçari, që dyshohet se është vetëmbytur në kanalin me ujë në fshatin Çukas.
Ndërsa një 23-vjeçare, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, u hodh nga kati i pestë i pallatit të saj, në rrugën “Asim Vokshi”.
Një 81-vjeçare është vetëvarur në banesën e saj tek Medreseja në Tiranë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. /Voxnews