Policia ka sekuestruar 70 mijë euro në Portin e Durrësit.
Mësohet se sasia e eurove është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në një autobus të linjës Shqipëri-Itali.
Eurot ishin te ndara në shtatë pako me nga 10 mijë euro dhe ishin të futura në një çantë.
Policia ka arrestuar dy shoferët e autobusit, ndërsa po heton për rastin.
Tashme pritet te dal se kush jane ata qe i kane futur eurot ne autobuz.