Gjendet i pa jetë 62-vjeçari që vrau gruan e tij me thikë ditën e enjte në Itali

62-vjeçari, Xhafer Uruci u vetëvra në burgun e Ternit, i arrestuar të enjten pasi vrau në një shtëpi në të njëjtin qytet gruan e tij 56-vjeçare Zenepe Uruci,

Burri dyshohet se ka varur veten me një çarçaf. Natën e së enjtes dhe të premtes ai ishte arrestuar nga policia me akuzën e vrasjes me dashje. Ai ishte bllokuar menjëherë pas krimit në të njëjtën shtëpi ku jetonte me gruan e tij.


Xhafer Uruci ishte i vetëm në një qeli nën vëzhgim nga policia.

Ka qenë një nga policët e burgut që e ka gjetur të vdekur në qeli. Kjo është ajo që del nga një rindërtim i parë i asaj që ndodhi. Në orët e para të mëngjesit, një nga oficerët që kishte bërë një kontroll dëgjoi një zhurmë dhe e shikon te moshuarin pa shenja jete.