Tetovë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në tetovë. Një 16 vjeçar u gjend i vdekur në banjot e qytetit.
Edhe pse në mëngjes dyshohej për vetëvrasaje, pas hetimeve, 16-vjeçari i gjetur i pajetë në banjën e Tetovës mendohet se është vrarë nga e dashura e tij.
Sipas informatave të “Alsat”, një person është arrestuar në dyshime për vrasje të të miturit, e bëhet fjalë për një vajzë e lindur në vitin 2005.
Hetimet vazhdojnë, pasi dyshohet se e mitura ka bashkëpunuar me një person tjetër.