Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.
Mësohet se në breg të detit, në lagjen nr.13 është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar me iniciale M.A. Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Hetuesit vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tij.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak/ Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, në breg të detit, është gjetur i pajetë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës. Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e këtij shtetasi, si dhe për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.