Gjellë me jahni

Jahnija është gjellë e cila përgatitet nga qepët dhe mishi. Është ushqim i zakonshëm dhe shumë i përhapur në kuzhinën kosovare.

Përbërësit:

400g Mish Viçi 🍖 300g Qepë 🧅

Vaj Luledielli 🌻 Kripë 🧂

Miell gruri 🌾 Salcë Domatesh 🍅

Piper i Zi Spec djegës🌶️

Përgatitja:

Qepët grihen dhe kaurdisen me kripë për afër gjysmë ore deri sa të zbuten mirë, pastaj ia shtojmë yndyrën, mishin, biberin e kuq, dhe 1 gotë ujë. Jahninë e lëmë të zihet për 1 deri në 2 orë në temperaturë jo shumë të lartë dhe kohë pas kohe ia shtojmë nga pak ujë. Jahnija servohet me pire, pilaf, patate të skuqura etj…